Kjo është baza ushtarake ruse e Saky-t në Krime, para dhe pas shpërthimeve të së martës, ku mbeti i vrarë një person. Imazhet satelitore të Planet Labs tregojnë dëme të konsiderueshme dhe avionë lufte të shkatërruar.
Rusia pretendon se një shpërthim aksidental municionesh kishte ndodhur në bazë epo ashtu Ukraina ka mohuar përgjegjësinë. Por të dhënat e reja sugjerojnë mundësinë e një sulmi të shënjestruar.
Pistat kryesore të bazës ajrore duken të paprekura, por të paktën 8 avionë luftë janë dëmtuar ose shkatërruar dhe kratere të shumta janë qartësisht të dallueshme. Shumica e tyre janë në një zonë të caktuar të bazës ku gjendeshin të parkuar një numër avionësh.
Ministri i Mbrojtjes në Britaninë e madhe, Ben Wallace tha se fakti që kishte pasur dy shpërthime të ndryshme sugjeroj se bëhet fjalë për sulm e jo aksident. Ai mbrojti gjithashtu të drejtën e Ukrainës për të sulmuar vënë Krimenë në shënjestër.
Çdo sulm i Ukrainës brenda Krimesë do të shënonte një përshkallëzim të luftës. Ish presidenti Dmitri Medvedev paralajmëroi muajin e kaluar se Ukrainën do ta priste Dita e Gjykimit,nëse sulmohej Krimea. Sakaq, trupat e Moskës kanë vijuar bombardimet në rajonin e Dnipropetrovks, ku të paktën 2 vetë u vranë gjatë natës dhe të tjerë u plagosën në qytetin e Nikopol. Sipas autoriteteve atje mbi 40 godina janë dëmtuar në sulme ndërsa 6 mijë vete mbeten pa energji elektrike. Në një deklaratë Kremlini përsëriti se lufta do të vazhdojë, pasi kanë arritur në pikën ku nuk ka më kthim prapa.
/a.r