Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dhënat mbi situatën e zjarreve në 24 orët orët e fundit.
Sipas njoftimit mësohet se në 24 orë janë raportuar 14 vatra zjarri, ndërsa aktualisht janë aktive 3 vatra zjarri.
Njoftimi i plotë:
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ne AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 14 vatra zjarri. Nga të cilat janë izoluar dhe shuar vatrat në:
në lagjen Mehaj, bashkia Malësi e Madhe;
në fshatin Dushkarak, bashkia Selenicë;
në fshatin Lekaj, bashkia Rrogozhinë;
në fshatin Progjni, bashkia Gjirokastër;
në fshatin Blerimaj, bashkia Kavajë;
në fshatin Molisht, bashkia Berat;
në fshatin Pishë Poro, bashkia Fier;
në fshatin Novosel, bashkia Vlorë;
në fshatin Vilëz, bashkia Shkodër;
në fshatin Shetaj, bashkia Durrës;
Në operacion për shuarjen e vatrave gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 246 forca Operacionale, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare dhe janë angazhuar 30 mjete zjarrfikëse.
Aktualisht janë aktive vatrat në:
1. Në fshatin Mal Bardhë, bashkia Kurbin, ditën e djeshme janë angazhuar forcat e pushtetit vendor dhe 50 vullnetarë. Vijon puna edhe ditën e sotme nga forca dhe kapacitete e pushtetit vendor
2. Në fshatin Sojnik dhe Tunjë, bashkia Gramsh, ku vijon angazhimi i strukturave të bashkisë për izolimin e vatrës.
3. Në fshatin Niçë, bashkia Pogradec, për të cilin po punohet nga shërbimi zjarrfikës për shuarjen përfundimtare.
Të gjitha vatrat aktive zhvillohen jashtë zonave të banuara.
Ju bëjmë thirrje qytetarëve të denoncojnë pranë strukturave të policisë së shtetit çdo rast të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme si dhe të tregojnë kujdes të shtuar në këto ditë me temperatura të larta në përdorimin e mjeteve ndezëse dhe çdo aktivitet tjetër në lidhje me zjarret.
Kujtojmë se zjarrvënia e qëllimshme dënohet sipas ligjit. Të gjitha forcat dhe kapacitetet e sistemit të Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri të plotë për përgjigjen ndaj situatave të shkaktuara nga zjarri apo dhe çdo emergjence tjetër.