Është gjendur trupi i pajetë i 14 vjeçarit që ishte zhdukur që prej ditës së djeshme.
Ai kishte dalë në lumin Seman për të peshkuar, dhe paraprakisht dyshohet se ishte future në lum për të nxjerrë grepin që kishte ngecur.
Rrjedha e lumit dyshohet se e ka marrë, ndërsa të afërm të tij dhe polumbarë kishin nisur kërkimet që prej mbrëmjes së djeshme.
Mëngjesin e sotëm, në ndihmë për gjetjen e trupit erdhën dhe forcat RENEA.
Ky është rasti I dytë për familjen, që fëmija humb jetën ën të njëjtën mënyrë. Një nga fqinjët tha se 10 vite më parë, edhe vëllai I 14 vjeçarit ishte mbytur në lum, ndërsa vetëm 1 vit më parë babai I tij kishte ndërruar jetë.
Po sipas fqinjëve, familja e 14 vjeçarit jetonte në kushte të vështira ekonomike.
/a.r