Këtë mëngjes të enjteje kryeministri Edi Rama njoftoi në Facebook nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit me Emiratet e Bashkuara në kuadër të ndërtimit të portit të Durrësit.
Sipas njoftimit, ditën e djeshme është firmosur ky memorandum i cili do të hapë procedurat parlamentare për kontratën që parashikon një investim prej 2 miliardë Dollarësh.
Rama bën të ditur se projekti është i mbështetur drejtpërdrejt nga presidenti i Emirateve, Sheikh Muhammed Bin Zayed.
Mirëmëngjes, dhe me kënaqësinë e hedhjes së një hapi vendimtar dje, me nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit, që hap rrugën drejt procedurës parlamentare për kontratën historike për ndërtimin e portit më të madh turistik të Mesdheut në Durrës, falë një investimi prej mbi 2 miliardë USD, me mbështetjen e drejtpërdrejtë të Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed, ju uroj një ditë të mbarë.
/a.r