Pas përfundimit me sukses të festivalit “Sunny Hill”, Dua Lipa vazhdon të vizitojë qytete të ndryshme të Kosovës.
Gjatë vizitave të saj, ajo ka takuar disa personazhe të famshëm shqiptar. Ndër ta është edhe rapsodi i mirënjohur shqiptar, Fatmir Makolli.
Pas gjithë vlerësimeve të marra në Kosovë Dua ka marë dhe një dhuratë tjetër. Makolli i ka bërë asaj një dhuratë simbolike që lidhet me muzikën tradicionale.
Rapsodi i ka dhuruar Duas një çifteli. Dua është emocionuar tej mase nga ky gjest duke e falenderuar Fatmirin.
“Rastisi që në ditëlindjen time, të kem edhe një privilegj dhe kënaqësi që në lokalet e Hotelit Swiss Diamond, yllit botëror të muzikës, Dua Lipa, t’i dhuroj një çifteli”, shkruan Makolli.
Kujtojmë se Dua Lipa u nderua nga presidentja e Kosovës me titullin Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës. Vjosa Osmani ka ndarë në Instagramin e saj foto nga ceremonia.
Në foto shfaqet Dua të cilën Osmani e ka pritur në Presidencë, me bashkëshortin dhe dy vajzat e saj binjake.
Sipas fjalëve të presidentes, Dua është arsyeja që shumë njerëz e njohën Kosovën. Nëpërmjet festivalit Sunny Hill, ajo e ka kthyer Kosovën në kryeqendër të kulturës botërore.
/e.d