Efektivët e Policisë së Shtetit të Rimini-t arrestuan një djalë shqiptar për rezistencë ndaj një zyrtari publik dhe dëm të rëndë.
Sipas mediave vendase, pak pas orës 7 të mëngjesin një patrullë e policisë së Riminit, teksa kalonte përmes Via Destra del Porto, ka vënë re një person që po ecte në mes të rrugës, duke rrezikuar qarkullimin rrugor. Menjëherë i janë afruar policët, ku shqiptari që në fillim ka mbajtur një qëndrim tejet agresiv duke kërcënuar vazhdimisht agjentët në kërkim të konfrontimit fizik me ta.
Më tej, i riu nuk pranoi të jepte të dhënat e tij personale dhe në shenjë kundërshtimi hodhi celularin drejt makinës së policisë. Nisur nga ajo që po ndodhte, policia ka vijuar me shoqërimin e personit të interesuar në komisariat për identifikimin e plotë, ku ka vazhduar me qëndrimin e tij agresiv dhe sfidues.
Kështu shqiptari u arrestua dhe iu nënshtrua masës së sigurimit detyrim paraqitje në policinë gjyqësore të vendosur nga Gjykata e Riminit. Ai u denoncua edhe për refuzimin e informacionit mbi identitetin e tij personal.
/a.r