Mërgim Mavraj luajti dje titullar për herë të parë në këtë sezon, gjë që nuk ndodhte prej tetë muajsh. Aktivizimi i mbrojtësit kuqezi ka qenë një ogur i mirë për Këlnin, i cili barazoi 1-1 në fushën e Wolfsburgut.
Përveç ndeshjes së djeshme, Mavraj kishte luajtur edhe kundër Borussia Dortmund në dhjetor, e para pas dëmtimit, duke hyrë nga stoli në fitoren 2-1 të skuadrës së tij.
Ky është një lajm shumë i mirë për kombëtaren shqiptare, ku Mavraj është një nga shtyllat e pazëvendësueshme.