Një 50 vjeçar është gjendur në mes të rrugës pa shenja jete në qytetn e Durrësit.
Sipas policisë, bëhet fjalë për shtetasin me iniciale F.K, i cili dyshohet se ka qenë endacak.
Nga kqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 08:30, në lagjen nr. 17, Durrës, është gjetur në rrugë, pa shenja jete, shtetasi F. K., rreth 50 vjeç (dyshohet endacak).
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.