Një nga recetat më të mira për flokë të shëndetshme është kjo me qepë të kuqe. Qepët e kuqe janë të pasura me squfur, që është i rëndësishëm për prodhimin e kolagjenit, i cili i bën flokët të fuqishme.
Qepët e kuqe gjithashtu përmirësojnë qarkullimin e gjakut në lëkurën e kokës dhe vetitë e tyre anti-bakteriale sigurojnë që inflamacioni të mbahet larg lëkurës, transmeton Lajmi.net.
Si t’i përdorni këto qepë për t’i ndihmuar dhe përmirësuar flokët?
Merrni 3-4 qepë të tilla dhe shtrydhni lëngun e tyre. Ju gjithashtu mund t’i fusni ato në një blender, por metoda e shtrydhjes është më e preferuar. Përzieni një lugë gjelle mjaltë me lëngun dhe aplikojeni atë në skalpin e kokës. Lëreni këtë përzierje në lëkurën e kokës për 15-30 minuta.
Më pas largojeni këtë përzierje me ujë. Për rezultate më të mira, lëreni përzierjen për një orë. Përsëriteni këtë procedurë 3-4 herë në muaj.