Nga Erjon Braçe
Grida duam lakra!! Po po lakra!!
Lakra eshte ajo kokra e bardhe ose e kuqe qe krijohet nga gjethe qe puthiten cipe me cipe e bejne nje koker thuajse te rumbullaket.
E di qe ti se di c’eshte, por ska gje, ne per kete pune jemi te te mesojme dhe ty. E di qe ti as e gatuan e as e ha kete koker, po ja qe ne jemi ne emergjence per lakra.
Duhet te permbushim nje kontrate hungareze per 4 maune ne jave dhe, kemi vec kete preokupim. Nuk ka me lakra nga Divjaka ne Lushnje e Berat Ti thua qe lakra nuk shitet? Jo Grida e ke gabim.
Kush mbjell ate qe kerkon tregu e shiti te gjithe, madje me cmim 17% me te larte se nje vit me pare. Tek tregu qendron problemi, ai ka nevojat e tij, per tregun duhet prodhuar. Tregu eshte i madh, i gjere, perfshires, nuk behet dot individual.
Ndryshe, pra po te qe individual, i personalizuar, do prodhohej vec trangull. Trangulli eshte ai qe te doli dje perpara e te tha se nuk po shitej dhe ti, perserite me ate ne dore: Nuk po shitet!!