Ditën e sotme nis kthesa e motit pas disa javëve ku vendi ynë ishte përfshirë nga i nxehti afrikan ku temperaturat shënuar shifra deri në 44°C.
Duke nisur nga sot në territorin e vendit tonë do të ketë kthjellime dhe vranësira në shtim të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi në verilindje, Juglindje dhe zonën qendrore
Gjatë orëve të para të mëngjesit temperaturat do të variojnë nga 17-24 gradë, ndërkohë që vlerat maksimale do të jenë në rënie rënie 28-33°C në veri deri në 33-36°C në zonën e ulët.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 7-10 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3-4 ballë në det të hapur.
g.kosovari