Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë në një konferencë për mediat. Ai akuzon qeverinë se nuk ka indeksuar pagat e punonjësve. Meta tha se në shtator, do të ndërmarrin iniciativë ligjore në Kuvend për të garantuar indeksimin e tyre. Nëse nuk do të bëhet sipas Metës do ta çojnë në Kushtetuese.
Meta thotë se varfëria në vend është ekstreme. Ai shprehet se 67% e popullsisë jeton në kufirin e varfërisë me 5.5 dollarë në ditë.
Kreu i Partisë së Lirisë do të jetë në krah të Sali Berishës, ndonëse ende nuk ka një vendim nga gjykata e Apelit për kontrollin e PD-së. I pyetur se cilën PD njeh, Meta tha se njeh vetëm një Parti Demokratike dhe ajo drejtohet nga Sali Berisha.
“Ka vetëm një Parti Demokratike dhe vetëm një. Është një parti me shumë kontribute. Do bashkëpunojmë shumë ngushtë me PD. Që është një vetëm një. Që është si populli opozitar. Koha e përgjumjes për hatër të PD ka mbaruar. 7 Korriku ishte një tregues i qartë i këtij zgjimi të vlerave më të mira të PD si parti e vlerave. Do punojmë shumë ngushtë me PD. Por edhe me PS për reformën territoriale”, tha Meta.
/a.r