Një 29-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në një aksident tragjik në Itali. Ngjarja ka ndodhur në një rrugë kryesore pranë Desenzano.
Mësohet se shqiptari me iniciale T.K ishte në drejtimin e një furgoni. Ai u përplas me një kamion. Mësohet se si pasojë e kësaj ngjarjeje kanë mbetur të plagosur edhe tre persona të tjerë, por asnjëri nuk është në gjendje të rëndë.
Paraprakisht dyshohet se shkak i këtij aksidenti është bërë vetë shqiptari pasi për arsye që ende nuk janë përcaktuar kishte kaluar në korsinë e kundërt. Ngjarja ndodhi pranë një pike karburanti.
29-vjeçari jetonte në Viullanuova sul Clisi.
/a.r