Një gjykatë në Kaliforni dënoi me katër vite burg, një nga tre personat e akuzuar për vjedhjen e qenve të këngëtares Lady Gaga.
20-vjeçari Jaylin Keyshawn White, pranoi se ishte pjesë e një bande që sulmoi dhe qëlloi kujdestarin e qenve Ryan Fischer, ndërsa ai po merrte tre bulldogët francezë të yllit të popit; Koji, Gustav dhe Miss Asia, për një shëtitje në Hollivud në shkurt të 2021-it.
Këngëtarja ofroi një shpërblim prej 500 mijë dollarësh për këdo që do të sillte në shtëpi qentë e saj të dashur.
/a.r