Tensione në protestën për vrasjen e 7-vjeçares, qytetarët përplasen me policinë: E vrau shteti.
Qytetarët kanë bërë thirrje për dorëheqje të ministrit.
Pjesë e protestës është bërë edhe opozita, mbështetësit e Sali Berishës dhe Partia e Lirisë. Në protestë pati edhe një moment tensioni mes qytetarëve dhe policisë.
Protestuesit u zhvendosën nga pedonalja ‘Murat Toptani’ në oborrin e Ministrisë së Brendshme. Kjo lëvizje e protestuesve solli edhe reagimin e policisë, e cila u përpoq t’i ndalojë.
Situata ka sjellë dhe frikë te fëmijët e pranishëm që kanë nisur të qajnë. Përplasja ka zgjatur pak minuta, teksa policia është vendosur gardh për të mos lejuar avancimin e protestuesve./m.j