Ukrainës i dorëzohet fondi prej 1 milion euro që qeveria shqiptare i alokuar. Lajmi bëhet me dije nga ambasadori ukrainas në Shqipëri Volodymyr Shkurov.
Ministria e Financave e Ukrainës në bashkëpunim me Ambasadën e Ukrainës në Shqipëri siguruan marrjen e ndihmës financiare në llogaritë e Shërbimit Shtetëror të Thesarit të Ukrainës. Ambasadori Shkurov bën me dije se ky fond do të përdoret për shpenzimet prioritare të Ukrainës.
Me vendim të Këshillit të Ministrave, në qershor të këtij viti u miratua fondi prej 1 milion euro që qeveria shqiptare premtoi për Ukrainën në Konferencën e Donatorëve.
/e.d