Tre të paraburgosur në burgun e Peqinit kanë goditur policët. Bëhet fjalë për shtetasit Kastriot Likja, Arlind Daja dhe Kreshnik Ibraliu të cilët nuk i janë bindur forcave të policisë.
Mësohet se SHKKB ka dërguar grup pune në burgun e Peqinit pas ngjarjes.
Njoftimi:
Më 4 gusht 2022 u arrestuan në flagrancë 3 shtetas të paraburgosur në IEVP Peqin:
K.L. për “Rebelimi i të dënuarve”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik” te parashikuar nga nenet 270,237,89 dhe 235 të Kodit Penal.A.D. për “Rebelimi i të dënuarve” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik” te parashikuar nga nenet 270, dhe 235 të Kodit Penal.K.I. për “Rebelimi i të dënuarve” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik” te parashikuar nga nenet 270, dhe 235 të Kodit Penal.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.
/e.d