Kostot po rriten. Energjia elektrike po shtrenjtohet. Gazi po mbaron. Në të gjithë Gjermaninë ekziston frika se dimri i ardhshëm do të jetë i akullt. Dhe kriza energjetike që ka shkaktuar konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës nuk ka kursyer as klubin e Bajernit, duke prekur tempullin e tyre “Allianz Arena”.
Nëse aktivizohet plani i urgjencës së gazit, stadiumet e Bundesligës rrezikojnë gjithashtu të mbyllen në dimër. Sipas “Sportbild”, 9 nga 18 impiantet e skuadrave kanë ngrohës fushe me gaz, që mund të nënkuptojë se ndeshjet në vitin 2023 mund të anulohen për shkak të borës dhe akullit nëse rubineti i gazit do rrotullohet.
Kjo është arsyeja pse Bajerni është përfshirë në kauzën e uljes së kostove të energjisë. Zëvendësi i bordit të Bajernit, Jan-Kristian Drezen, pranoi marrjen e masave. Ndriçimi i stadiumit natën do të mbahet ndezur vetëm për 3 orë pas rënies së natës, por edhe kondicionerët do të fiken.
g.kosovari