Alban Malindi është administratori i anijes “Anyway” i shpallur në kërkim për trafikun e 80 mijë litrave naftë në Durrës. Ai është vëllai i Gentian Malindit, i shpallur në kërkim që prej vitit 2019 për kokainën e ngarkuar në kontejnerët e ‘Alba Exotic Fruit’.
Oriz në vend të kokainës, si u kap droga në vitin 2019: Më 19 gusht 2019 kontejnerët mbërritën nga Ekuadori, transit në portin e Pireut në Greqi dhe në këtë moment nisi operacioni ku u zbuluan dhe u sekuestruan 500 kg kokainë nën koordinimin e DEA dhe autoriteteve greke të cilët më pas njoftuan edhe palën shqiptare. Pasi kontejnerët kanë qëndruar për 26 ditë në Pire ku janë bërë disa takime me palën shqiptare greke dhe koordinimin e DEA-s zyrës kundër drogës së SHBA-ve me seli në Athinë është vendosur dorëzimi i kontrolluar e më pas lejimi për udhëtim drejt Shqipërisë në Portin e Durrësit.
Pas tre ditëve lundrim në det katër kontejnerët të cilët grupi i Gentian Malindit i priste me kokainë në Durrës kanë prekur tokën shqiptare mbrëmjen e 17 shtatorit në orën 21:24 minuta. Të përfshirët në këtë trafik nuk mbërritën që atë mbrëmje për të marrë pakot e kokainës duke i lënë atje për disa ditë deri sa mesditën e 19 shtatorit të kontraktuarit nga Malindi, Altin Myslikhaka dhe Ardian Bega paraqiten në terminal dhe hapin një nga kontejnerët. Sipas grupit hetimor ata kanë hapur vetëm kontejnerin me targë 313 duke hequr me një kaçavidë pllakën metalike dhe duke marrë prej atyre disa pako me çantë dore. Pako të cilat në vend të 137 kg kokainë kishin 136 kg oriz e gips si dhe 1 kg kokainë në të cilën kishte të montuar pajisjen e lokalizimit satelitorë GPS duke u zbuluar.
g.kosovari
Nipat e Teki Malindit, janë edhe nipat e Spartak Brahos.