5 drejtues mjetesh janë arrestuar nga policia e Durrësit për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugore, ndërsa janë hequr 58 lejë drejtimi, përgjatë kontrollit të një jave.
Shërbimet e Policisë Rrugore kanë vendosur 1438 masa administrative, për shkeljet si më poshtë:
• 237 masa administrative, për parakalim të gabuar;
• 50 masa administrative, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;
• 104 masa administrative, për mospërdorim të rripit të sigurimit;
• 508 masa administrative, për qarkullim me shpejtësi mbi normën e lejuar;
• 186 masa administrative, për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
• 15 masa administrative, për mungesë të siguracionit të mjetit;
• 24 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, si dhe
• 314 masa administrative, për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore e Durrësit falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.
g.kosovari