Një zjarr i madh ka rënë në afërsi të fshatit Rranxa në Bushat. Gazetarja e Klan News, Emi Kalaja, raportoi se flakët kanë përfshirë malin e Zefjanës. Ndihmuar edhe nga era e fortë, flakët po përhapen me shpejtësi.
Siç duket në këto pamje të siguruara nga gazetarja zjarri është pranë varrezave të zonës. Aty ndodhen disa qytetarë të cilët duken të pashpresë për të ndërhyrë. Ata shpresojnë që zjarri të shkëputet dhe të mos i prekë varrezat.
Sipas raportimeve intensiteti i zjarrit është shumë i lartë dhe shumë afër banesave. Mësohet se drejt malit kanë shkuar për ndihmë 2 zjarrfikëse nga Shkodra, 1 nga Lezha dhe 2 nga Vau i Dejës.
Kujtojmë që Njësia Administrative e Bushatit është pjesë e Bashkisë së Vaut të Dejës.
/a.r