Këngëtarja e famshme shqiptare, Dua Lipa, po udhëton në të gjithë botën për turneun e saj ‘Future Nostalgia’. Përveçse sigurohet që çdo gjë të shkojë sa më mirë, ajo gjithashtu kujdeset shumë edhe për veshjen e saj.
Në koncertin e fundit, 26-vjeçarja arriti të komentohej shumë edhe me veshjen e saj. Po flasim për një ‘catsuit’ me shkëlqim që i dhuroi asaj shumë klas dhe finesë.
Super ylli me famë botërore publikoi disa foto në profilin e “Instagram”-it me veshjen në fjalë që i fiksonte fizikun e bujshëm. Dua dukej fenomenale në veshjen me rrjetë me print. Këngëtarja e shoqëroi veshjen me një palë gjysmëçizme të zeza.
Flokët i kishte lënë të drejta si zakonisht ndërsa për make-up-in këtë natë kishte zgjedhur diçka natyrale me sytë me shkëlqim.
‘Catsuits’ janë super të preferuara nga yjet botërore kohët e fundit. Kim Kardashian, Ashley Roberts, Beyonce dhe Bella Hadid janë parë të veshura ‘all-in-one’ muajt e fundit dhe tani atyre iu bashkua Dua Lipa!
/e.d