Dy këshilltarë komunalë në Apatin të Serbisë, Dejan Baçiç nga koalicioni “Moramo”, dhe Millorad Mrgja, kryetari i Këshillit lokal nga partia Radikale serbe, janë rrahur në qendër të qytetit, ku shumë qytetarë të habitur shikonin të shokuar.
Sipas informacioneve jozyrtare të nova.rs, rrahja erdhi si pasojë e mospajtimit rreth çështjes së Kosovës.
Deri tani nuk dihet nëse dyshja janë marrë në pyetje nga policia, ndërsa një person i tretë ndërhyn për të qetësuar situatën.
Ajo çfarë ka habitur me shumë opinionin publik në Serbi është mosha e tyre dhe guximi për t’u rrahur si fëmijë në qendër të qytetit.