Personazhet e njohur të ekranit kanë gjetur një mënyrë të veçantë që të jenë sa më aktivë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale.
Ato herë pas here bëjnë bashkëbisedime virtuale, ku u japin të drejtën që t’u bëjnë pyetje të ndryshme.
Këtë gjë e ka bërë së fundmi blogerja e njohur, Armina Mevlani, e cila ka qenë shumë e hapur në përgjigjet që u ka dhënë fansave të saj.
Në një pyetësor së fundmi një ndjekëse i ka kërkuar Arminës që të ndajë një foto kur ishte 18-20 vjeçe. Sigurisht, moderatorja nuk ka nguruar t’ia plotësojë dëshirën fanses, por ajo që bëri më shumë përshtypje ishte mbishkrimi i fotos.
“Ja ku është. Isha akoma e virgjër këtu”, ka shkruar Armina në përgjigjen e saj.
/e.d