Edi Rama mblodhi sot në Kryeministri drejtuesit e pushtetit vendor për gadishmërinë dhe masat e emergjencave civile mbi situatën e zjarreve në këtë sezon veror.
“Ju thirrëm se Gushti do jetë shumë sfidues se duam që të gjithë të jenë të angazhuar se po e shikoni që këtu nuk po ka më zona të imunizuara, të gjitha zonat janë potencialisht në rrezik nga zjarret”, tha Rama.
Sipas kryeministrit, jo të gjitha Bashkitë ndërveprojnë për të shuar vatrat e zjarreve.
“Shikojmë një situatë problematike në aspektin e kuptimit të detyrës nga një pjesë e juaja, e bërjes së detyrës nga një pjesë e bashkive lidhur me situatën dhe kundërpërgjigjen ndaj zjarreve.
Për ne kjo është një situatë me të cilën duhet të jemi shumë të vetëdijshëm që do bashkëjetojmë çdo periudhë vere.
Zjarret janë një problem serioz. Areyeja kryesore pse jemi këtu është nuk mund të trajtohet vetëm nga Ministria e Mbrojtjes dhe Emergjencat Civile se Mbrojtja Civile është një përgjegjësi e të gjitha niveleve të pushtetit.
4% të buxhetit total vjetor që e keni për të zvogëluar rriskun dhe për t’u mbrojtur nga fatkeqësitë që vijnë nga fondet e buxhetit të shtetit janë aty për tu kujtuar se kjo është punë e përbashkët”, tha Rama.
Rama kishte dhe një mesazh për ata që kërkojnë ngritjen e helikopterit për të shuar zjarret.
“Kjo historia e helikopterit është një histori që duhet kuptuar mirë që reagimi është i përshkallëzuar dhe në gjithë botën e në vendet më të zhvilluara fillon nga niveli i ulët vendor dhe nga ata punonjësit e emergjencave apo vullnetarët që shkojnë dhe fillojnë punën, që nga puna me krah deri pastaj me mjete e deri te helikopteri”, tha ai.
g.kosovari