Shqipëria pritet të anëtarësohet në Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile.
Qeveria e miratoi në parim marrëveshjen dhe shteti shqiptar do të paguajë çdo vit një tarifë për të pasur ndihmë sa herë ka zjarre apo emergjenca të tjera civile.
Në një intervistë për gazetaren e Euronews Albania, Elona Gjylmi kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako sqaroi si funksionon ky mekanizëm.
“Është një mundësi që i del e nevojshme çdo vendi në rast të fatkeqësie natyrore pavarësisht fuqisë që ka çdo shtet. Të gjitha vendet anëtare, mbi bazën enjë protokolli deklarojnë burimet njerëzore dhe teknologjike që kanë në dispozicion në momentin e thirrjeve në qendrën e koordinimit”, sqaroi Çako.
Marrëveshja përfundimtare që pritet të firmoset në Bruksel në muajin shtator, sipas Çakos do të jetë përkundrejt një detyrimi financuar prej 290 mijë euro në vit për Shqipërinë, shifër që siç tha, është e pallogaritshme për ndihëm që vendi merr pas.
/a.r