Është ndarë nga jeta aktivistja Izolta Bruçaj. Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në “Facebook” dega lokale e Partisë Demokratike në Durrës.
“Izolta do të kujtohet si aktivistja që prej 32 vitesh dha një kontribut të vyer pranë PD Durrës, duke mos kursyer asnjë ditë të jetës së saj buzëqeshjen dhe mirësinë”, shkruhet ndër të tjera në postimin e dedikuar së ndjerës.
Postimi i plotë:
Partia Demokratike Durrës ndan me trishtim dhe dhembje lajmin për ndarjen nga jeta të Izolta Bruçaj.
Idealistja, që gëzonte respektin, jo vetëm të demokratëve durrsakë, por të kujtdo që e njohu, dinte të përballonte çdo sfidë, duke i dhënë vlerë gjithmonë jetës.
Izolta do të kujtohet si aktivistja që prej 32 vitesh dha një kontribut të vyer pranë PD Durrës, duke mos kursyer asnjë ditë të jetës së saj buzëqeshjen dhe mirësinë.
Me mirënjohje dhe respekt, PD Durrës i përcjell familjarëve ngushëllimet e sinqerta për humbjen e një njeriu plot vlera, siç ishte Izolta Bruçaj.
/a.r