Shoqërohet në polici vëllai i Jetmira Elezit, Sokol Elezi i cili kërcënoi me vdekje familjen e Ramis Micit vrasësit të së motrës. Në një postim në Facebook, Sokol Elezi shkruante se nuk do shkonte te varri i motrës pa i vrarë atij fëmijët dhe prindërit.
Jetlira Elezi u vra me thikë nga Ramiz Mici për motive xhelozie.
Pak ditë më parë çifti kishte pasur një konflikt dhe të dy kishin përfunduar në polici pas denoncimit të Elezit. Pronari i banesës ku ata qëndronin me qira tha se policia e ka shoqëruar në rajon autorin e krimit pas denoncimit të bashkëjetueses së tij për dhunë, por janë të paqarta arsyet pse ai ishte liruar brenda kaq pak ditësh. Viktima kishte bërë kërkesë për urdhër mbrojtje por nuk e kishte përfituar ende atë. Të dy bashkëjetuesit kishin qenë të martuar më herët dhe kishin fëmijë nga këto martesa. Bashkë me çiftin jetonte edhe vajza e viktimës e cila ishte larguar pak ditë më parë pranë të atit.
Postimi i Sokol Elezit: