• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dua Lipa e përlotur në ‘Lollapalooza’: Për mua një nga mbrëmjet e paharrueshme!

by Java News
31/07/2022 09:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

PANORAMAPLUS.AL/ Dua Lipa e konsideroi performancën e saj në “Lollapalooza” si një moment historik në karrierën e saj. Plot 120 mijë persona kënduan dhe kërcyen me këngëtaren me origjinë shqiptare duke i falur asaj një nga mbrëmjet më të paharrueshme.

dua-lipa-LOLLAPALOOZA-panorama-plus-3-3g4isjcsn10qvxby7yuqkg

Në një reagim në rrjetet sociale, artistja me origjinë shqiptare shkruan se performanca e saj e parë në Festival ishte në 2016 dhe kishte shpresuar të rikthehej sërish. Dua shprehet krenare dhe e lumtur teksa shton se ka derdhur lot gëzimi.

“Nata e kaluar ishte një moment historik për mua në karrierën time dhe unë jam përpjekur të gjej fjalët gjatë gjithë mëngjesit.

Jam shumë mirënjohëse për çdo hap në këtë rrugëtim që më solli këtu në këtë moment – të jem në gjendje ta bëj këtë shfaqje për ju. Faleminderit të gjithëve që besojnë në mua mjaftueshëm për të më vendosur në këto skena. Unë nuk do ta harroj kurrë ‘Lollapaloozën’ time të parë në Çikago më 29 korrik 2016. Kisha këtë dëshirë të vazhdoja të kthehesha dhe të shihja turmën të rritet pak më shumë Ky është viti im i tretë në Lolla dhe performanca ime e 5-të këtu – nuk do të mund të kisha bërë asnjë nga këto pa grupin tim të jashtëzakonshëm, këngëtarët e mi, kërcimtarët dhe ekipin tim që japin zemrat e tyre natë pas nate. Jam e nderuar që mund të ndaj skenën me ju të gjithë dhe t’ju shikoj duke shkëlqyer. Unë jam shumë krenare dhe e lumtur, nuk mund të kërkoja diçka më të bukur. E mbushur me dashuri dhe mirënjohje. Faleminderit Chicago! Me lot gëzimi!”

Dita e dytë e festivalit ikonik ‘Lollapalooza’ të Çikagos pati përzierjen perfekte të punk rock-ut dhe popit elektronik, falë Machine Gun Kelly dhe Dua Lipës. Dua e nisi performancën me këngën e saj hit “Physical” nga albumi i saj fitues i çmimit Grammy 2020 “Future Nostalgia”, i cili përmban disa hite të mëdha disko dhe pop elektronik.

E veshur me një jumpsuit me shkëlqim, ajo këndoi më pas “Love Again” dhe “Levitating” – të dyja këngët janë nga albumi i saj i vitit 2020.

Ajo më vonë performoi “Cold Heart” – dueti me Elton John. Dua Lipa mori një moment për të reflektuar mbi rrugëtimin e saj muzikor teksa kujtoi performancën e parë në skenën e vogël të ‘Lollapalooza’. Para se ta mbyllte natën me këngën e saj hit “Don’t start now”, këngëtarja u kërkoi fansave “të ngrihen për të drejtat e grave, të ngrihen kundër padrejtësisë racore, të ngrihen në mbrojtje të komunitetit LGBTQ dhe të ngrihen për njëri-tjetrin”.

‘Lollapalooza’ është një festival vjetor muzikor katër-ditor që mbahet në ‘Grant Park’ në Çikago. Fillimisht filloi si një ngjarje turne në 1991, por disa vite më vonë e bëri Chicagon vendndodhjen e përhershme për festivalin vjetor të muzikës. ‘Lollapalooza’ është një nga festivalet më të mëdha dhe më ikonike të muzikës në botë dhe një nga më jetëgjatët në Shtetet e Bashkuara.

Next Post
I vuri zjarrin rrënjëve me ullinj të dy personave në fshatin Gjorm/ Policia shpall në kërkim 42-vjeçarin

Zjarri në Dropull/ Flakët në drejtim të Parkut të Syrit të Kaltër. Në aksion 4 avionë grekë dhe 1 helikopter i FA për shuarjen e flakëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punonjësi i Pallatit Élysée vjedh enët e përdorura nga Macron dhe familja e tij

Punonjësi i Pallatit Élysée vjedh enët e përdorura nga Macron dhe familja e tij

December 22, 2025
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Adresa ku lindi e ardhmja

December 22, 2025
VIDEO- Trondit krimi i rëndë/ Partneri vret me thikë 40 vjeçaren, autori kryen vetëvrasje

VIDEO- Trondit krimi i rëndë/ Partneri vret me thikë 40 vjeçaren, autori kryen vetëvrasje

December 22, 2025
VIDEO/ Qëllon me armë oficerin e policisë në SHBA, i riu arrestohet menjëherë

VIDEO/ Qëllon me armë oficerin e policisë në SHBA, i riu arrestohet menjëherë

December 22, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Dashuria do të jetë në qendër të vëmendjes suaj… Parashikimi i horoskopit për sot

December 22, 2025
Plaket popullsia në Shqipëri, 46 mijë persona emigruan gjatë vitit 2022

Të rinjtë kanë ikur, 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë janë nën 45 vjeç

December 22, 2025
Berisha përgëzon Adriatik Lapajn për protestën: I heqin çadrat dhe ujin! Rama ka frikë, ai…

Partia Demokratike proteston sot përpara Kryeministrisë

December 22, 2025
Klodjan Braho merr sot detyrën nga Dumani/ U zgjodh drejtues i SPAK për 3 vite

Klodjan Braho merr sot detyrën nga Dumani/ U zgjodh drejtues i SPAK për 3 vite

December 22, 2025
DETAJE / Meta tre orë përballje me SPAK: Hetime të fabrikuara, të hetohet kush bëri pagesat

Ish-presidenti Meta sot në GJKKO/ Mbahet seanca paraprake për kalimin ose jo të dosjes për gjykim, kërkon të njihet me provat

December 22, 2025
Bill Clinton dhe jeta e tij intime në qendër të skandalit Epstein! Publikimi i fotove nga pishina tek vajza në prehrin e tij

Bill Clinton dhe jeta e tij intime në qendër të skandalit Epstein! Publikimi i fotove nga pishina tek vajza në prehrin e tij

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In