Fotografohet ushtari rus i akuzuar për tredhjen e një të burgosuri lufte ukrainas duke kryer një nga krimet më të tmerrshme të luftës të gjithë pushtimit të Ukrainës.,
Ai besohet të jetë një 39-vjeçar pjesë e grupit të armatosur pro-Vladimir Putin Luhansk, Bryanka-SSSR, një njësi me një reputacion famëkeq për dhunë dhe brutalitet.
Burimet ukrainase duke përfshirë Mirotvorets pretendojnë se kastruesi është nga Kalmykia, një rajon rus në Detin Kaspik. Mendohet se ai ka punuar si riparues në kryeqytetin rajonal Elista dhe ka precedentë penalë në Rusi.
Deputetja ukrainase Inna Sovsun, e cila postoi pamjet e rënda, tha se krimi i luftës duhet të ndëshkohet.
“Rusia duhet të paguajë për të,” tha ajo.
“Na jepni armët që na duhen për të ndalur njëherë e mirë këtë makth. Bota nuk mund të pretendojë se kjo nuk po ndodh”.
Ekspertët në internet zbuluan shpejt identitetin e tij nga shikimi i videos së rëndë duke krahasuar kapelen e tij, syzet, byzylykun si edhe shenja të tjera të uniformës, raporton abcnews.al.
Ai u bë i njohur në një raportim të mediave ruse që tregonte forcat e Luhanskut dhe luftëtarët e liderit çeçen Ramzan Kadyrov kishin marrë kontrollin e fabrikës Azot në Severodonetsk.
Pamjet tregojnë një grup burrash të veshur me kamuflazh rus duke keqtrajtuaj një ushtar ukrainas, të cilin më pas e tredhin.
Më pas ata telefonuan bashkëshorten e tij duke i thënë se ai nuk ishte më një burrë i vërtetë./m.j