Faqet zyrtare të institucioneve publike do të jenë sërish offline sot nga ora 14:00 deri në 23:59.
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit bën me dije se gjatë kësaj kohe do të kryhet një operacion mirëmbajtje për sistemet dhe faqet e këtij institucioneve të cilat pak javë më parë ranë pre e një sulmi kibernetik
Në njoftim thuhet se kjo ndërhyrje do i shërbime përmirësimit të mëtejshëm të shërbimeve publike online.
NJOFTIMI
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit u bën me dije qytetarëve shqiptarë se sot në orën 14:00 deri në 23:59 do të kryejë një operacion mirëmbajtje të sistemeve dhe faqeve zyrtare të institucioneve publike.
Kjo ndërhyrje në vazhdën e përballjes me pasojat e sulmit kibernetik, do t’i shërbejë përmirësimit të mëtejshëm në dhënien e shërbimeve publike online. Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithëve nëse gjatë ditës së sotme mund të hasni vështirësi në aksesin e çdo faqeje publike.
g.kosovari