Një 54-vjeçare në Vlorë ka humbur jetën të shtunën ndërsa qëndronte në breg të detit.
Bëhet e ditur se, ngjarja ka ndodhur në rreth orës 12:20, në lagjen “Uji i Ftohtë”.
Gruaja po rrinte në breg kur dyshohet se i ka rënë infarkt. Për pasojë, 54-vjeçarja ka humbur jetën në spitalin e Vlorës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi:
Sot, rreth orës 12:20, në lagjen “Uji i Ftohtë”, shtetasja I. Y., 54 vjeçe, banuese në Tiranë, duke qëndruar në breg të detit, dyshohet se i ka rënë infarkt dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
g.kosovari