Një 67-vjeçar i guximshëm ka sfiduar policinë duke kultivuar një plantacion hashashi vetëm 70 metra larg godinës së policisë në Ilia të Greqisë.
Uniformat blu vunë re lëvizjet e çuditshme të të moshuarit dhe ngritën dyshimet se ai po fshihte diçka.
Të mërkurën uniformat blu kontrolluan zonën dhe zbuluan plantacionin me 12 fidanë kanabisi të cilat u asgjësuan.
67-vjeçari u vu në pranga ndërkohë që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij policia sekuestroi 87.3 gramë kanabis të papërpunuar.