Nga Kreshnik Spahiu
Brezi më i mirë është duke vdekur.
Ato që s’kanë bërë shkencë, por që kanë dhënë gjithçka për fëmijët.
Po zhduken familjet e mëdha, me shumë fëmijë dhe që respektonin prindërit. Rinia e sotme nuk njeh kushërinjtë.
Po vdesin gjyshërit e varfër, por që kane kapërcyer me zemër të madhe gjithë vështirësitë financiare.
Janë duke vdekur.
Ata kanë njohur kohë lufte, kohë kur kanë shtrënguar rripat dhe janë kënaqur me pak, kanë njohur dhimbje dhe vuajtje, shpesh kanë punuar si kafshë dhe nuk ankoheshin kurrë!
Ata kërkonin grimca të thjeshta lumturie dhe sot kërkojnë vetëm të përjetojnë çaste të lumtura me nipërit dhe mbesat e tyre.
Ata po ikin nga kjo botë pa shqetësuar njeri, gjithmonë ata s’kanë shqetësuar, ata po ikin pa u thënë lamtumirë fëmijëve dhe nipave që janë në emigracion.
Shqipëria po humb një gjeneratë që do i mungojë kombit tonë brez pas brezi.
Do na mungoni shumë.