Në rubrikën “Komenti i Ditës” në “Dritare TV”, gazetari Dritan Hila foli për një nga krahasimet që shpesh bëhet midis prishjeve të marrëdhënieve mes Enver Hoxhës dhe SHBA dhe atyre të ish-kryeministrit Sali Berisha me SHBA.
Hila tha se organiza nën të cilat në jemi në influencë si NATO apo BE nuk do lejonin kurssesi që të vendosej një qeveri e Berishës, e cila nuk ka pëlqimin e SHBA. Hila tha se SHBA mund të përdorte mekanizma të ngjashëm si në Ukrainë, duke bllokuar ekonominë nëse veprohej pa pëlqimin e tyre.
Nuk është e vërtetë ajo që thonë ithtarët e Berishës, se amerikanët e ruajtën Hoxhën. Ata e ruajtën më vonë, por në momentin e parë ata u përpoqën ta përmbysnin.
Më pas ndryshuan, sidomos pas prishjes së Hoxhës me rusët menduan që ky do të ishte rasti ideal ku ky vend, që ishte njollë e zezë porsa i përket gjeopolitikës botërore, të ndryshonte. Pra nuk i prishte punë asnjërit.
Ndërkohë që nëse Berisha vjen në pushtet pa pëlqimin e amerikanëve, amerikanët sigurisht që nuk do e pëlqejnë këtë gjë.
Nuk do fillojën të hedhin banda diversioniste por një vend si ky i yni që është futur në ekonominë botërore, e ka të pamundur t’i rezistojë një bllokade amerikane dhe angleze. Ramiz Alia nuk kishte dëshirë ta linte pushtetin, por ishte prishja dhe ndërprerja e këtyre kanaleve komunikimi të ekonomisë shqiptare që na çoi në kolaps dhe detyroi komunistët të dorëzonin pushtetin.
Bota është e ndarë në zona influence, dhe ne jemi në atë amerikane. Dy shtyllat kryesore si ushtria dhe politika e jashtme janë dorëzuar nga ne tek NATO dhe po presim që të dorëzohen 100% në BE.
Ne s’mund të bëjmë një politikë të jashtme të pavarur që bie ndesh me politikat e dy organizmave të fuqishëm.
Nuk mund të zgjedhim një qeveri që nuk pëlqehet nga dy fuqitë kryesore në këtë zonë influence. Ato nuk do lejojnë që tek ne të vendoset një qeveri që nuk ka pëlqimin e amerikanëve.”, tha Hila./m.j