Qytetarë të shumtë janë mbledhur në sheshin Skënderbej për të ndjekur nga afër koncertin e organizuar nga qeveria me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve me SHBA dhe Shqipërisë, dhe hapjen e negociatave.
Në fotot e shkrepura nga LSA duken të rinj dhe fëmijë që mbajnë në duar flamujt amerikanë dhe ato shqiptarë.
Në koncert pritet të performojë një listë e gjatë artistësh ndërsa të pranishëm në shesh do të jenë edhe figura të ndryshme të Partisë Socialiste, mes të cilëve edhe kryeministri Edi Rama.