Kryetari i ‘Partisë së Lirisë’, Ilir Meta i ka bërë thirrje të rinjve shqiptarë që të anëtarësohen në këtë parti.
Përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’, Meta në thirrjen e tij fton të rinjtë që të marrin në dorë fatet e tyre.
MESAZHI I METËS
Partia e Lirisë është një mundësi e shkëlqyer për çdo të ri shqiptar që ka ide, vizion, energji, që mezi pret të ndryshojë të ardhmen e tij dhe të Shqipërisë.
Merrni në dorë fatet tuaja!
Të bëhemi bashkë në një aleancë mbarëkombëtare për të rikthyer shpresën, për të sjellë sa më parë ndryshimin!