Enkelejd Alibeaj dhe Sali Berisha janë bashkuar në këtë seancë parlamentare dhe të dy kërkojnë që të hapet debati ndërsa pritet të miratohen ndryshimet në qeveri.
“Është një vendim i cili merret në kuadrin e monizmit të plotë të vendosur nga mazhoranca e drogës dhe e krimit. Në këtë rast dua t’i them Edi Ramës se cdo lloj xhakete që të veshësh e zhveshësh, asgjë nuk të heq qyrkun e vjedhësit. Në rast se do flisnim, do u faktonim shqiptarëve se padrinoja i Arben Ahmetaj e ka emrin tender begu Edi Rama. Në emër të ligjit të këtij parlamenti, h
Kreu i grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj, ka kërkuar që seanca e ndryshimeve në qeveri, që po mbahet në parlament, të shoqërohet me debat.
“Zonja kryetare, ka 3 ditë që të kam paraqitur kërkesë që seanca të mbahet me debat. Ju jeni aty për të zbatuar kushtetutën dhe të zbatoni të drejtën e deputetëve për të dolur. Ajo çka do diskutohet sot është shkarkimi dhe emërimi i ministrave. Nuk janë lojtarë mbojtës, janë njerëz që marrin topin që është fati i shqiptarëve. Ju nuk i hiqni dot të drejtën shqiptarëve për të kuptuar se kush po i qeveris.
Tani, në këtë seancë, është e udhës që ju t’u ktheni parlamentin deputetëve, shqiptarëve. Të shqyrtojmë aktet e para të presidentit të ri të Republikës.
Më thirrët dje në pikë të mëngjesit, e pataksur, për një kërkesë që të kishte ardhur dje nga autoriteti i dosjeve. Thashë shumë mirë.
Ndërsa sot, për çështjen më të rëndësihme, kontrollin e deputetëve, ju na hiqni të drejtën e fjalës. Që qeveria është private, këtë e dinë të gjithë. Po që edhe parlamenti të bëhet privat, kjo është e patolerueshme”, tha Alibeaj.
Esgte e vertete qe Alubeaj dge shket e tij perfaqesojne te gjithe shqiptaret ? Nje pakice po ,por jo shumicen