Policia e Elbasanit ka njoftuar ditën e sotme se është gjetur i riu që u mor peng mbrëmjen e kaluar pas një sherri mes dy grupeve.
Policia ka shoqëruar autorët, ndërkohë që nuk dihet identiteti i tyre apo personit që ishte marrë peng dhe personave të tjerë që u përfshin në konflikt.
Si ndodhi ngjarja
Mbrëmjen e djeshme se dy grupe të rinjsh u përplasën duke përdorur sende të forta ndaj njëri-tjetrit.
Pas sherrit disa nga personat e përfshirë në sherr u larguan nga vendngjarja me një mjet “Ford” ngjyrë gri dhe morën peng një të ri.
Policia iu vu në ndjekje “Fordit” me të cilin u larguan autorët.
Çfarë deklaronte mbrëmë policia
Rreth ores 22:20, jemi njoftuar se në afersi të Pallatit të sportit disa adoleshentë janë konfliktuar ndërmjet njeri- tjetrit.
Në konflikt e sipër sipas të dhënave te ardhura në sallën operative dyshohet se njëra nga palët është larguar me një automjet duke marrë me vete dhe një person tjetër pa deshirën e tij.
Nga veprimet paraprake të kryera në vendin e ngjarjes nuk mund të konfirmohet ky fakt i pretenduar në telefonatën e ardhur në sallën operative.
Policia po punon për sqarimin e rrethanave dhe vertetesine e ngjarjes, nderkohë janë intensifikuar masat e sigurisë në qytet.
g.kosovari