Një 73-vjeçare me iniciale L.R. është gjetur e pajetë mbrëmjen e sotme në kanalin e Hidrovorit në Lezhë.
Policia bën me dije se trupi i saj është dërguar në morgun e spitalit, ndërkohë që rezulton se djali i viktimës kishte bërë denoncim gjatë ditës së sotme se e ndjera kishte humbur kontaktet me familjarët.
“Rreth orës 20:25, në Ishull Shëngjin, në kanalin e Hidrovorit, është gjetur pa shenja jete shtetasja L.R. 73 vjeçe, banuese në Ishull Shëngjin. Trupi i saj është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Lezhë për ekzaminime të mëtejshme mjeko ligjore, ku nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Për këtë shtetase, ditën e sotme, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Lezhë shtetasi D.C. ( djali i saj) për të bërë kallëzim për largimin nga banesa dhe humbjen e kontakteve me të. Grupi hetimor vazhdon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes’, bën me dije policia.
g.kosovari