Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka folur për mediat pas takimit në Kuvend me Lindita Nikollën, për t’u informuar lidhur me dokumentet dhe materialet e Autoritetit të Dosjeve për një politikan të lartë me inicialet I.M që ka dosje të Sigurimit të Shtetit.
“Ato figura që kanë qenë të implikuara në të kaluarën të cilët kanë dominuar në pjesën më të madhe në jetën publike e politikë në 30 vjet në institucione të ndryshme mos jenë pjesë e një aktiviteti publik të lartë.
Ngelet për ta vlerësuar. Do flas me kolegët anëtarë të tjerë të grupit e kolegët e opozitës për të marrë një qëndrim më të qartë në raport me çështjen”, tha Mediu.
g.kosovari