Nga mbledhja e parë e Komitetit Organizativ të Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar kryeministrin Edi Rama psër vjedhje dhe korrupsion.
“Në krye të vjedhjes së vendit është në vend të parë Edi Rama në vend të dytë Rama dhe në vend të tretë Rama, që vjedh cdo gjë jo vetëm përmes buxhetit të shtetit, vjedh përmes vjedhjes së të dhënave të qytetarëve, ka shkelur e kodet kanunore të vendit duke përdorur firmat e atyre që kanë ikur nga kjo botë”, tha ai.
Ilir Meta: Haramët që vjedhin miliarda që të tolerohet korrupsioni. Reformën në drejtësi do e çojë para populli shqiptar që paguan taksa që prokurorët të marrin nga 6 mln lekë, trefishin e pagës së presidentit jo për të ecur me hapin e breshkës, kur ju keni ecur me një shpejtësi të jashtëzakonshme me aferën e inceneratorëve, ndërsa qeveria ecën me vrap të jashtëzakonshëm për të rrëmbyer, vjedhur, plaçkitur se e ka të qartë fundin e saj, ne duhet të ecim me ritëm shumë më të shpejtë kundër korrupsionit kudo.
Edi Rama nuk vjedh i vetëm, ai vjedh bashkë me atë enturazhin e tij që s’ka asnjë lidhje as me socialistët, që janë marrë peng të shkretët. Më vjen keq për ta, se i kam njohur, e kam qëndruar me ta në kohë të vështira, kam bërë punë të mira për Shqipërinë e Kosoven, por ky është mjeshtër i paparë për të kapur, shantazhuar, përcarë dhe ndaj i ka katandisur ashtu si janë sot.
g.kosovari