Stina e verës përkthehet në koncerte për artistët shqiptar, e koncertet në shuma të mëdha parash sigurisht.
Ndonëse ka vetëm dy vite që është pjesë e tregut muzikor, fati duke se është në krahun e Don Xhonit. Reperi nga Drenica, kur bëhet fjalë për të llastuar veten nuk kursehet aspak. Së fundmi, Don Xhoni i ka bërë dhuratë vetes një makinë të shpejtë.
Kjo blerje e fundit, ka frymëzuar reperin i cili ka postuar një Instastory ku “bën moral” që mos të rrin kot, por të bëjnë muzikë të mirë dhe para.
“Mos hani m*t. Bëni muzikë të mirë. Bëjini njerëzit e lumtur me aq sa mundeni. Blini makina të reja. Jepini, nuk ka kohë për ta harxhuar”, shkruan Don Xhoni.
Po me kë e ka autori i hitit “Katile”?!
Kjo deklaratë e Donit, vjen pas situatës së bujshme të dy reperave të tjerë Rigels Rajku (Noizy) dhe Kleviol Ahmeti (Vllevio) të cilët po përfliten kudo.
Më herët kujtojmë që Cllevio ngriti flamurin e bardhë, duke i kërkuar falje publikisht Noizyt. Ky i fundit në një status në rrjetet sociale shkroi se Cllevio përmes live të tij argëtonte thjesht fëmijët dhe ata që ai i quan njerëz me smirë. Ai i thotë të harxhojë energjinë duke bërë art dhe këngë. Mes rreshtash Noizy shton se nuk ka nevojë të kërkojë falje por të përmirësohet, respektojë dhe dojë veten.
“Uroj të qetësohesh sepse përveç vetes dhe tënde ke marrë në qafë gjithë familjen dhe miqtë e tu të afërt që thua se i do shumë. Janë shumë me zemër të ngrirë se çfarë do broçkollisësh ti në live e radhës duke argëtuar kalamajtë dhe njerëzit me smirë në Internet. Sepse të jesh i sigurt që njerëzit e mëdhenj dhe të hajrit nuk të ndjekin kur ti vetëm shan dhe ofendon. E di pse? Se nuk është ndonjë gjë e bukur dhe e rrallë. A ke mundësI të bësh art? Pasi dy këngë tu bënë të famshme. Harxhoje energjinë për të bërë diçka të hajrit sepse ato që ke bërë deri tani janë për të argëtuar kalamajtë dhe idiotat që gëzon kjo tokë. Nuk ka nevojë të kërkosh falje, por ka nevojë të përmirësohesh, respektosh dhe duash veten. Asnjë nuk është krenar me sjelljet e tua. Bëj një plan ditor, javor, mujor, vjetor dhe mundohu tu rrish korrekt. Ha shëndetshëm dhe shko në palestër. Mos rri në live sepse ato janë për të lënë njerëzit duke parë ekranin e një telefoni. Bota ka më shumë se Instagram dhe TikTok. Rregullo veten, djal i ri”– shkruante Noizy.
Noizy tha se ende nuk ka besim te ai por shtoi: “Gjithsesi shohim, të jesh mirë”.
g.kosovari