Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi në një takim me intelektualët se kryeministri Edi Rama ka vrarë jo vetëm votën e qytetarëve, por edhe votën brenda Partisë Socialistë duke emëruar kryetarët e degëve.
Berisha tha se partitë që nuk votojnë, janë parti terroriste e naziste ndërsa shtoi se këto parti janë armike të demokracisë.
Ndërkohë që ish-kryeministri u shpreh se menjëherë sapo PD të vijë në pushtet, multimiliarderi George Soros do të shpallet non grata. ‘Sorosi është sot mafia më e rrezikshme e botës. Unë nuk kam asgjë me Berishën, por kjo është politikë e Soros, iu kam kërkuar që të më sjellin qoftë edhe një fakt për shpalljen time non grata’, u shpreh mes të tjerave Berisha.
“Ne pa votë të ardhme nuk kemi. Ose do votojmë siç kanë bërë kombet e tjera, nuk them në mënyrë të përsosur, por do të votojmë, ose kthehemi nga shoqëri që ka ekzistuar 100 vjet më parë. Të ardhme nuk kemi. Nëse ka një fermet që po na shpërbën ne, është vota. Ua them nga eksperienca ime. Nëse më pyesni cila ishte gjëja më kryesore e viteve 2005-2013?
Ishte se nga viti 2007 e deri në 2014 popullata filloi të rritej, është grafik i publikuar nga kjo qeveri. Nëse ka një gjë me të cilën ti vret çdo shpresë dhe firmos se ky vend nuk bëhet, është dhunimi i votës. Akti më i rëndë i Edi Ramës ndaj votës, ose raporti i tij me votën, në mënyrën më të kristaltë u faktua kur 1 muaj më parë ai asgjësoi të gjithë atë evolucion që kishte bërë PS nga Partie e Punës, ai hoqi votën dhe riktheu emërimin me Byro Politike.
Kjo është gjë shumë e rrezikshme. Partitë që nuk votojnë janë parti terroriste, naziste, janë armike të demokracisë. Këtë nuk e fshehu Edi Rama. Nuk do votohet për kryetarët e degëve të PS”, tha Berisha.
/e.d
Ti monstra e vicidolit ne pushtet do te jeshe vetem ne boten tjeter,ne kyt bote zdo ta shohesh me veten kurre me pushtet,jo vetem ti pore edhe ortaket tuaj,lir floriri e edvin hajduti.