Të tjera detaje janë zbardhur nga dosja hetimore e gjyqtares së Elbasanit, Zamira Vyshka, e cila me vendim të GJKKO ndodhet në masën e sigurisë së arrestit në shtëpi, e akuzuar për korrupsion.
Zanafilla e hetimit duket se është bërë një shkresë e dorëzuar në Prokurorinë e Posacme, e cila siç thuhet në dosje është një kallëzim anonim, pa nënshkrimin e një personi, pa të dhëna të tjera identifikuese, por vetëm emri i kallëzuesit, Misir Musta.
Në kallëzim thuhet se gjyqtarja Zamira Vyshka, ka detyruar familjarët e të pandehurit që ajo kishte nën gjykim, për të kontraktuar si mbrojtës ligjor avokatin Ilir Pashaj, edhe ky i fundit vënë tashmë nën arrest.
Në këmbim të lirisë së të pandehurit Xhuljo Musai, i arrestuar për plagosje të rëndë me dashje, gjyqtarja Vyshka dhe avokati Pashaj, kërkuan shumën e 5,000 eurove.
Denoncimi në SPAK për gjyqtaren Zamira Vyshka:
“Dua të jap një infomacion për giyqtaren famëkeqe të gjykatës së Elbasanit, Zamira Vyshka. Kjo gjyqtare si një ndër më të korruptuarat nuk ndalet as nga frika e SPAK apo institucioneve të tjera që veprojnë në vend. Ajo është duke kryer një aferë korruptive me një dosje që ka aktualisht në dorë. Bëhet fjalë për cështjen e dërgimit në giyq për të pandehurin Xhuljo Musaj i akuzuar për plagosje të rëndë me dashje dhe ndodhet i arrestuar në paraburgimin e Elbasanit.
Ky i pandehur ka patur një avokat që e ndiqte cështjen gjatë shqyrtimit të masës së sigurimit, por tani që e mori kuçedra Zamira Vyshka i ka vënë kusht palës që të marre av.Ilir Pashaj ish-gjyqtar në Elbasan dhe mik i ngushtë i giyqtares.
Av.llir Pashaj komunikon me xhaxhain e te pandehurit i njohur si Tani Musaj dhe janë takuar duke bërë pazaret. Me pas Iliri ka rënë dakord me Zamiren si do veprohet per ta nxjerrë të pandehurin nga burgu. Seance eshte caktuar per ne dt 30.07.2021, ora 10:00 dhe sipas diskutimeve qe kjo giyqtare ka zhvilluar me av.llir Pashaj kane rende dakord qe ajo te marre 5,000 euro ne kembim te lirise.
Se pari ata kane rene dakord qe avokati Ilir Pashaj te mos zgjidhet nga familjaret per te mos rene ne sy paraprakisht por te zgjidhet me deklarim ne seance nga vet i pandehuri. Mjafton te verifikoni dhe do rezultoj qe ka takime dhe telefonata mes av. llir Pashaj dhe të pandehurit shtetasi Tani Musaj. Gjithashtu ata kane vendosur qe nese ceshtja do mbyllet me nje seance, ajo do jap nenin 59 te K.Penal qe eshte pezullimi i ekzekutimit te vendimit, ndersa nese ceshtja nuk mbyllet ate dite ajo do bej zevendesimin e mases se sigurimit ne menyre që i pandehuri te dale dhe të shijojë verën, njesoj si giyqtarja do e shijojë me lekët që ka marrë apo pritet të marrë nga i pandehuri. Mjafton të verifikoni këtë rast dhe do shikoni se kjo cështje është një aferë e pastër korruptive e kryer nga një gjyqtare e cila korrupsionin e ka fjalën e saj të preferuar”./m.j