Anëtarët e Konventës Kombëtare do të votojnë sot ndryshimet statutore të cilat më pas do t’i hapin rrugë dhe ndryshimit të emrit të kësaj force politike. Media ka zbuluar atë çfarë po ndodh në Pallatin e Kongreseve në nisje të Konventës Kombëtare të LSI-së.
“Presidenti Meta e ka paralajmëruar se do të ishte përtej opozitës. Meta rikthehet një ditë pasi la detyrën e Kreut të Shtetit për t’i dhënë një rrugëtim të ri kësaj force.
Do të ketë zgjedhje të kësaj force, në forumet e saj, në secilin qark, në të gjitha degët, e kësaj force politike që do ketë nje emër të ri. Pritet që emri do të bëhet publik në fjalën që do të mbajë z. Meta. Kryemadhi ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve duke u përshëndetur me simpatizantë të kësaj force”, raportoi BW.
Anëtarët e Konventës Kombëtare do të votojnë ditën e sotme ndryshimet staturore, që do t’i hapin rrugë dhe ndryshimit të emrit të kësaj force që do të ketë një emër tjetër dhe një mision të ri, sipas deklaratave të z.Meta.
I pyetur nëse do të bëjë parti të ri, Meta tha sot: “Partia e referendumit na pret. Kjo zgjidh çdo problem, nga oligarkët te kapja e shtetit. Referendumi do të jetë shpata e demokleut mbi të gjithë ata që abuzojnë me besimin e popullit të Shqipërisë”./m.j