Për analistin Lorenc Vangjeli Shqipëria është një vend që prodhon shumë lajme dhe ky nuk është një lajm i mirë. Vangjeli tha se sido që të jetë hallet e shqiptarëve do të duhet të ishin lajmi më i rëndësishëm sesa një atentat apo ndryshimet e ministrave. I pyetur nga gazetari Denis Minga në ‘Kontrast’ në Report Tv, se cili është lajmi kryesor për sot, rikthimi i Metës në LSI apo ndryshimet në qeveri, analisti Lorenc Vangjeli tha:
“Lajmi më i rëndësishëm në Shqipëri do të jetë kur nuk ka lajm. Kjo do të jetë shenja se po bëhemi një vend normal. Nëse shohim edicionet e lajmeve dhe atë që po ndodh në politikë duket sikur jeta jonë varet nga disa njerëz. Ndërkohë që ky është një hall sipërfaqësor.
Halli i shqiptarit është i atij që çohet për të shkuar në arë, apo për të shtruar asfalt, apo për të ndezur ekspresin e kafesë. Ky është halli më i madh. Shqipëria është shumë e madhe edhe se ndonjë s’kenë atentati ku digjet makina e krimit”.
I pyetur për largimin e Arben Ahmetajt, Vangjeli tha se lëvizja e Kryeministrit ka të bëjë me ekuilibrat e brendshëm në parti
“Ky është një nga rastet e shumta dhe të përsëritura që Rama është 3 apo 4 lëvizje para kundërshtarëve të tij. Rama ka sjellë qoftë në PS, qoftë në Qeveri, personalitetin e tij të shumëfishtë dhe lëvizja mes dy kolegësh mes Ahmetajt dhe Ballukut është një lëvizje brenda familjës.
Me marrëzitë që tentoi të peshkonte sot Doktori, lëvizja e Kryeministrit ka të bëjë me ekuilibrat e brendshëm në parti. Zoti Rama është I bindur se pavarësisht se I jep PS-se vizionin e tij, në të njëjtën kohë merr forcën prej saj”, tha Vangjeli