Zëvendësuesi më i ri i Vladimir Putin mund të jetë edhe më brutal se ai, sipas ekspertëve.
Diskutimet se kush mund të trashëgojë “fronin” e presidentit rus janë intensifikuar muajt e fundit mes spekulimeve për shëndetin e 69-vjeçarit.
Një sërë videosh të publikuara në rrjetet sociale apo dhe në media kanë ngritur dyshimet për gjendjen e Putin pasi supozohet se është parë duke u dridhur ndërsa flet, apo ka pasur edhe probleme me krahët.
Ka sugjerime se vetë Putini është i vetëdijshëm për përkeqësimin e shëndetit të tij dhe se kjo është një nga arsyet e pushtimit brutal të Ukrainës.
Shumë që argumentojnë se ditët e liderit janë të numëruara gjithashtu besojnë se ai është aktualisht në procesin e përgatitjes së vendit për pasardhësin e tij të zgjedhur për të siguruar vazhdimësinë e trashëgimisë së tij.
I brendshmi i Kremlinit, Dmitry Kovalev, përflitet të jetë një nga kandidatët kryesorë, me teoritë që qarkullojnë rreth tij se është rritur në popullaritet pasi ai u pa duke folur me Putinin gjatë paradës së fitores së 9 majit.
Kovalev, 36 vjeç, thuhet se ndan pasionet e Putinit për hokej mbi akull dhe është i punësuar në një pozicion të rëndësishëm në Kremlin.
Kanali Telegram Baza raportoi: “Ai është përgjegjës për një nga departamentet e Administratës Presidenciale.
/e.d