Nga Dritan Hila
Zef Mazi eshte nje diplomat kariere. Eshte nje nder kater-pese diplomatet e kalibrit qe ka ende gjalle Shqiperia dhe qe fatkeqesisht ose jane ne pension ose ne prag te tij.
I mesuar qysh heret ne korridoret e pushtetit, ai ka ditur te levize dhe ruaje profilin e tij prej nepunesi te shtetit. Me rezidence kryesisht Vienen, Mazi ka krijuar networkun e tij mes te huajve, dhe perfaqesuesve ne organizatat nderkombetare qe Vienen e kane seli te tyre po aq sa Gjeneven, ne mos me shume. Eshte njohes i mire i ketyre organizatave dhe i vetmi qe ka punuar si funksionar i rendesishem dhe jo si klerk prane tyre. Sallonet diplomatike jane ujerat ku Mazi di te notoje me mire se kudo. Edhe pse me resurse te limituara financiare dhe njerezore, edhe pse diplomacia e nje vendi varet shume nga permasat e tij territoriale dhe njerezore, ai ja doli me se miri te çante shtegun e veshtire te vendit tone drejt hapjes se negociatave.
Rama per triumfin qe pati me hapjen e negociatave me BE duhet ta emronte minister te jashtem dhe jo ta largonte ! Si gjithmone ndodhin dhe cudirat
O Lekë, pse vallë, a nuk mund të ndodhë kjo që, zotni Mazi, në një të arthme, jo fort të largët, të emërohet Minister i Jashtem ?
Jemi në botën e çudirave, si Liza në përrallë….