Një 40-vjeçar i cili qëlloi me armë zjarri në ajër ditën e diel në Vlorë, për të kanosur për motive të dobëta një shtetase, është shpallur në kërkim.
Ai është shtetasi me inicialet E. L., 40 vjeç, banues në Vlorë.
Policia tha se ky shtetas “dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në ajër, me qëllim kanosjen e shtetases A. D., 58 vjeçe, banuese në Vlorë”.
Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe administrimit të çdo prove të grumbulluar, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe një gëzhojë.
Njoftimi nga Policia Vlorë
Qëlloi me armë zjarri në ajër, për të kanosur për motive të dobëta, një shtetase, shpallet në kërkim 40-vjeçari.
Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, pranë tunelit, në zonën e quajtur “Uji i Ftohtë”, ku një 40-vjeçar qëlloi me armë zjarri në ajër, për të kanosur për motive të dobëta, një shtetase, bënë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit:
E. L., 40 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në ajër, me qëllim kanosjen e shtetases A. D., 58 vjeçe, banuese në Vlorë.
Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe administrimit të çdo prove të grumbulluar, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe një gëzhojë.
Vijon puna nga ana e shërbimeve të Policisë, për kapjen e shtetasit E. L.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
g.kosovari